12.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pasi i shkuli veshin, Rama e fton për iftar djalin e Rexhep Meidanit

    Vite më parë, kur Edi Rama ishte në opozitë, u raportua për një skandal të madh.

    Ai u denoncua nga djali i Rexhep Meidanit, se i kishte shkulur veshin gjatë një takimi ndërkombëtar.

    Ngjarja e atëhershme bëri bujë, madje u bënë edhe emisione.

    Por prej disa vitesh, Denion Meidani, që bënte shkrime të egra kundër Ramës, është emëruar ambasador në Maqedoninë e Veriut.

    Dhe tashmë është qetësuar dhe bërë mik me Edi Ramën.

    Madje dje, ky i fundit e kishte ftuar dhe për iftar një ditë më parë.

    Ka postuar dhe një foto me të.

    Këtë radhë duke e takuar përzemërsisht, jo duke i shkulur veshin. (Thuaje.al)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit