Gazetari Adi Krasta synonte Radio Televizionin e Kosovës, për pozitën e zëvendës drejtor i përgjithshëm, por atij i kanë dalë probleme. Në intervistën e mbajtur ai ka dalë i dyti, ndërsa ajo që e mundi Krastën është gazetarja Ilire Zajmi.
Konkursi për ketë pozitë të lartë ishte hapur me 22 nëntor. Ndërsa në media ishte lakuar emri i gazetarit nga Shqipëria si një nga kandidatët, por që nuk kishte asnjë konfirmim nga ana e tij.
Megjithatë gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se Adi Krasti ka dalë i dyti. E para në bazë të pikëve të grumbulluara ka dalur Ilire Zajmi. Ajo në një prononcim për median kosovare ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.
“Kam dalë e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82.60”, tha shkurt ajo për Insajderin.
Kandidatë të tjerë në garën për zëvendës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.
Ndërkohë gazeta Insajderi ka mësuar se komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim. Kjo ka ardhur për shkak se njëri nga kandidatët është ankuar. I njëjti kandidat sot është duke u intervistuar përsëri.
Po ashtu kundër emërimit të Krastës në këtë pozitë kishe dalë edhe sindikata e RTK-së.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka deklaruar se ka informacione se gazetari Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.
Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.
“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë përball Ilir Mirenës në Preiskopi.
Ndyshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovarë dhe kjo gjë ka vënë në pikëpyetje nëse Krasta do të konkurrojë për drejtor të RTK-së.