19.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pasi të lexosh këto arsye, nuk do të flesh më kurrë pa pizhame

    Pizhamet janë ndër rrobat më të zakonshme, ama jo të gjithë i veshin. Por, këto arsye do të të bindin t’i veshësh gjithmonë.

    Pra, pse të flesh me pizhame?

    Sepse të “vënë” në gjumë

    Kur ti vesh pizhamet, truri bindet që është koha për pushim dhe qetësi. Edhe më mirë nëse ti pasi vesh pizhamet, ndjek një ritual të caktuar, pasi truri mësohet me zakonin dhe pushon në të njëjtin orar.

    Rregullojnë temperaturën e trupit

    Pizhamet arrijnë ta mbajnë trupin të freskët/ të ngrohtë, në varësi të temperaturës së ambientit. Sa më shpejt trupi të ndiejë temperaturën e dhomës, aq më shpejt do të qetësohet.

    Higjiena

    Imagjino sa shumë lëkurë e vdekur qarkullon nëpër çarçafë. Ashtu siç po e mendon edhe vetë, pizhamet shërbejnë si një mburojë mes trupit dhe çarçafëve.

    Më pak viroza

    Në çdo rast kur ti zbulohesh, pizhamet janë aty për të të mbrojtur që të mos ftohesh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit