26.5 C
Tirana
E hënë, 2 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Paska vetëm 2 lloje buzëqeshjesh dhe pasi t’i mësoni, do i thoni ‘JO’ botoksit!

    A i keni parë ndonjëherë fotot tuaja dhe keni menduar: Pse dukem kaq fallso kur buzëqesh?

    “Duket si një buzëqeshje fallso, sepse është një buzëqeshje fallso. Dhe u desh të merrja një diplomë në neuroshkencë që të kuptoja pse”, shprehet neuroshkencëtari Alex Korb.

    Një buzëqeshje e vërtetë nuk fillon nga fytyra – ajo fillon nga qarku emocional i trurit tuaj.

    Mos u mërzisni nëse keni një buzëqeshje fallso. Fajësoni mjekun francez të shekullit të 19-të, Guillaume Duchenne. Ajo që Duchenne zbuloi është se ka dy lloje buzëqeshjesh.

    Së pari, ka buzëqeshje të sinqerta që lindin nga ndjenjat e lumturisë dhe gëzimit. Ndërsa tipari më i dukshëm i tyre janë qoshet e gojës të kthyera lart, ato nuk ndikojnë vetëm në gojën tuaj, por gjithashtu bëjnë që truri juaj të kontraktojë një muskul të caktuar rreth syrit të quajtur orbicularis oculi, i cili shkakton rrudha në skajet e syve tuaj. Kjo quhet “buzëqeshja e Duchenne”.

    Është interesante që një studim shumë i fundit (Okazaki, 2021) zbuloi se fytyrat tona (në të vërtetë truri ynë) janë përshtatur me të gjitha maskat anti-Covid, dhe kur goja jonë është e mbuluar, muskujt e syve përfshihen më shumë për të demonstruar më mirë buzëqeshjet tona.

    Lloji i dytë (buzëqeshjet jo-Duchenne) janë thjesht lëvizje të gojës suaj. Sytë nuk përfshihen. Ne shpesh e bëjmë këtë për mirësjellje ose kur dikush na fotografon dhe na thotë “buzëqeshni”. Siç thashë, buzëqeshja juaj duket e rreme sepse është e rreme.

    Por edhe pse rrudhat rreth syve janë pjesë e një buzëqeshjeje natyrale, disa njerëzve nuk u pëlqen shfaqja e këtyre rrudhave dhe zgjedhin t’i eliminojnë ato duke injektuar një neurotoksine për të paralizuar muskuj të veçantë të fytyrës, pra: Botoks.

    Megjithatë, kini kujdes nga kjo qasje. Një studim (Etcoff, 2021) zbuloi se pas Botox-it, “pacientët dukeshin më të rinj, megjithëse jo më tërheqës”. Thënë kjo, edhe nëse shoqërohen me pak rrudha rreth syve, ne i shohim buzëqeshjet e vërteta më tërheqëse.

    Si mund ta përdorni këtë informacion për të qenë më fotozhenik? Ndaloni së fokusuari në lëvizjet e gojës tuaj dhe në vend të kësaj filloni duke ndryshuar aktivitetin emocional të trurit. Mundohuni të kërkoni gëzim ose humor të vërtetë në situatë.

    Mos e detyroni veten të buzëqeshni. Lejojani vetes të buzëqeshni. Mendoni për argëtimin e njerëzve me të cilët jeni ose ngjarjen në të cilën jeni. Qeshni me fotografin, ose qeshni me veten dhe me absurditetin se sa e vështirë është të dukesh e natyrshme.

    Ndryshimi i emocioneve ndryshon trurin tuaj. Dhe kur emocionet janë reale buzëqeshja juaj nuk do të jetë e rreme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit