Përplasja e Einxhel me Donaldin ka shkaktuar debate edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, ku të afërm e të njohur i kanë dalë në krah secilës palë.
Një mikeshë e moderatores, Eda Cani, konfirmoi variantin e aksidentit që nuk e lejoi atë të mbërrinte në kohë për xhirimet e emisionit, dhe vëllezërit Veshaj e hoqën nga puna.
“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit.
As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta çoja në xhirime. Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje.
U mundua të kontaktojë me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, tregoi vajza.