Pasuria përfshin prona nga Gjiri i Lalzit në Tiranë, hotele, lokale, restorante, makina, dhjetëra shtëpi, transaksione, kompani ndërtimi, shërbime kontabiliteti, shërbime ligjore, konsulencë juridike, materiale ndërtimore etj.
Në një investigim të publikuar nga gazeta Tema disa ditë më parë, mes listës së pronarëve të tokave në Porto Romano që do të shpronësohen nga qeveria për të ndërtuar portin e ri të Durrësit, rezulton edhe mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani.
Kontabilistja e disa kompanive që lidhen me histori korrupsioni të familjes Berisha, Shpresa Breçani, posedon të paktën 1.6 hektarë tokë në zonën pranë Porto Romanos.
Nuk dihet se si Shpresa Breçani e ka përfituar këtë pronë dhe cili është roli i Sali Berishës, Argitës, Shkëlzenit dhe Jamarbërit, të përfshirë në aferat me pronat në këtë zonë me Damir Fazlliç dhe klientë të tjerë të Sali Berishës, siç është Ismail Mulleti, i cili dha Shkëlzenit 350 mijë euro për t’i gjetur tokë për të blerë në Porto Romano, ndërsa Berisha i dha më pas kompanisë së Mulletit koncensionin e markimit të karburanteve.
Por Shpresa Breçani posedon një pasuri të frikshme dhe me vlerë miliona euro, në emrin e saj, të bashkëshortit Feriz Breçani dhe të birit Endrit Breçani.(Pamfleti)