Pas muajsh te tere thashethemesh dhe spekulimesh, më në fund Patris Berisha dhe Santiana Maloku kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Konfirmimi erdhi përmes një fotografie intime të publikuar nga muzikanti në InstaStory, ku dyshja shihet të përqafuar brenda një ashensori.
Ky imazh ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale dhe për të vërtetuar atë që fansat dyshonin prej kohësh: Patris dhe Santiana janë bashkë.
Patris Berisha, i njohur si muzikant dhe pjesë e skenës shqiptare, ka tërhequr shpesh vëmendjen e publikut për jetën e tij private, ndërsa Santiana Maloku u bë e dashur për publikun përmes spektaklit Big Brother VIP Kosova, ku fitoi popullaritet falë natyrës së saj të drejtpërdrejtë.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar. Fansat kanë përgëzuar çiftin, duke lënë dhjetëra komente pozitive e duke shprehur mbështetjen e tyre për romancën. “Çifti më i bukur”, “Ju shkon shumë bashkë”, “Më në fund e bëtë publike”, janë vetëm disa nga reagimet e menjëhershme.
Ky hap i ri në marrëdhënien e tyre sugjeron se çifti tashmë është gati të ndajë me publikun më shumë momente nga jeta e përbashkët. Për fansat, kjo do të thotë surpriza të reja dhe imazhe të tjera që pritet të ndajnë së shpejti në rrjete sociale.
