Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe i konsideruar tanimë nga të vetët si “delja e zezë” mes tyre, Ervin Salianji, edhe këtë protestë ka vendosur që të mos braktisë demokratët dhe qëllimin e tyre për të rrëzuar Edi Ramën.
Si organiztator i disa takimeve me strukturat e demokratëve të cilat nisën nga Durrësi, lëvizje që synon që të rikthejë shpresën te Partia Demokratike dhe të rizgjojë këtë forcë politikë, Salianji megjithëse kritik ndaj Berishës dhe atyre që janë pranë tij, ka vendosur sërish që të marrë pjesë në protestën e ditës së sotme.
Ai është filmuar në mesin e disa demokratëve, ndërkohë që shihej në fund të bulevardit, i veçuar nga protestuesit e tjerë.
Por, ndryshe nga hera e kaluar ku në krahun e tij qëndronte dhe demokrati më i flaktë, Ilir Vrenozi, kësaj here prezenca e këtij të fundit nuk është vënë re.



