9.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    PD e pranon se ka marrë para nga rusët, por Berisha pretendon se ai s’dinte gjë dhe se ato kanë shkuar në xhepin e Bashës

    Sali Berisha, ka bërë përgjegjës sot Lulzim Bashën për paratë e lobimit rus, duke thënë se në arkën e partisë s’është futur asnjë qindarkë.

    Sipas një artikulli të VOA, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia për zgjedhjet e vitit 2017.

    “Duke u distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngrejmë një komision auditi, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim”, u shpreh Berisha për gazetarët.

    “Më datë 14 prill të vitit 2022 kam denoncuar para jush, te parlamenti, financimin rus të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes nga Edi Rama.

    Rikthimi i kësaj çështje në vëmendje të mediave ndërkombëtare, duke ju referuar zyrtarëve amerikanë, provon atë që unë kam denoncuar dhjetëra herë, se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Biniatta te Nick Muzin.

    Nga informacionet paraprake që kam, për fondet e mësipërme, dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka dhe fondet e PD.

    Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD por individuale e Lulzim Bashës. Natyrisht për aq sa përfaqësonte ai edhe e partisë, por nuk ka një përfshirje direkte të strukturave.

    Duke u distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngrejmë një komision auditi, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim”, u shpreh Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit