Regjisori dhe aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur rreth kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për ndalimin e filmave të para viteve 90-të.
Në reagimin e tij Shanaj shprehet se kjo është një kërkesë absurde e PD dhe se këtë ide të tyre nuk e përkrahin as 3% e shqiptarëve.
Ai ka paralajmëruar PD se kjo përqindje do të ndajë dhe zgjedhjet e ardhshme nëse hidhet një tezë e tillë, prandaj le të korrigjojnë shënjestrën nëse duan ndryshimin e Shqipërisë.
“Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para 90!
Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem)…. si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj kētë kërkesë absurde nga PD.
Ju them ketyre PD- isteve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3 % e popullates…
Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nese hidhni teza te tilla.
Korrigjoni shënjestrën nese seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria!
Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar!
Shoqëri e çuditshme, kaq shume të dashuruar keta politikanë me çensurën në art!
Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin.
Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë cfarë zgjedhë, nuk mund t’i imponohet asnje instrument politik”, shkruan Shanaj.