12.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    PD në ekstazë nga arrestimi i Mongerinit

    Pas arrestimi të ish-shefes diplomatike të BE-së, Federica Mogherini, për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatët e rinj, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

    Përmes një postimi në Facevook, aktivistja e PD-së Edith Harxhi, shkruan se e kishte paralajmëruar se elita globaliste do të kishte një fund të rëndë.

    Por, vjen një ditë! Bota zgjohet! Popujt e zemëruar kërkojnë të kthehen tek liria, dhe kuptojnë që edhe zgjedhjet në vende perëndimore nuk janë zgjidhje”, thekson ajo në postimin e saj.

    Ndërsa më tej, aktivistja shkruan se me lëvizjet e fundit, po vendoset një rend i ri global, i cili sipas saj, do të ketë ndikim edhe në Shqipëri.

    Postimi i plotë:

    Miq, do të vinte kjo ditë! E kam paralajmëruar shumë herët që elita globaliste do të kish një fund të rëndë.

    Ky është vetëm fillimi për BE-në, pasi është zhvendosur krejtësisht nga boshti i burrave të mençur dhe zonjave të forta dhe blerës së lirisë. Fatkeqësisht, pas rënies së perdes së hekurt, e djathta klasike nisi të imitojë të majtën dhe kështu i lodhën europianët me rregulla, humbje sovraniteti dhe lirije të fjalës. Më pas, Komisioni dhe shumë nga institucionet e BE-së u kthyen në zyra punësimi për burokratë që nuk gjenin dot veten në vendet e tyre, një pjesë madje kishin mbaruar edhe shkollat në Moskë dhe jipnin leksionie demokratizimi në lindje, Ballkan por edhe në Bruksel. Burokratët e pazgjedhur krijuan rrjetin e tyre i cili nisi të financohet nga filantropistë të majtë si Soros me shokë të Davos-it. Këta të fundit menduan se do të kapnin botën duke përdorur dhe paguar burokratët e Brukselit dhe kështu modelin e një qeverie botërore do ta realizonin me shpejtësi duke vendosur rregulla drakoniane globaliste.

    Por, vjen një ditë! Bota zgjohet! Popujt e zemëruar kërkojnë të kthehen tek liria, dhe kuptojnë që edhe zgjedhjet në vende perëndimore nuk janë zgjidhje.

    Kjo çfar ka ndodhur sot me Ish-Komisioneren e lartë të BE-së që dikur kish qenë pjesë e brigadave të kuqe Italiane, nuk është gjë tjetër veçse nisja e ripërtëritjes së Europës. Do të vijojë me të tjerë….

    Amerika e dha shembullin e saj një herë në 2016-ën dhe përsëri vjet në nëntor. Votoi kundër elitave të kalbura dhe të korruptuara nga të dy anët. Ajo çfar po ndodh sot në ShBA nuk është vetëm luftë ndaj krimit të organizuar, emigracionit të paligjshëm dhe veçanërisht narko-trafikut, por ajo është në rradhë të parë lufta për të rivendosur lirinë e nëpëkëmbur, që është e njëjtë me vlerat e etërve krijues të saj, lufta për rivendosjen e balancave dhe dinjitetit njerëzor. Do të sjellë rendin e ri botëror!

    Shqipëria do të ndikohet fuqishëm nga ngjarjet në ShBA dhe tashmë Bruksel. Një marrëveshje e re në Ukrainë dhe përfundimi i luftës me Rusinë, si dhe shkatërrimi i karteleve në Venezuelë e Amerikë Latine që mbahen njëjtë si këtu nga autokratët e majtë, do të fshikullojë edhe autokratin e Shqipërisë dhe të Ballkanit. Ai e ka tashmë biletën e prerë.

    Zonja Mogherini do të tërheqë këmbën zvarrë dhe do të marrë me vete edhe zvarranikët e Ballkanit që ishin pjesë e të njëjtit klub mafioz dhe të korruptuar!

    Jemi përpara ngjarjeve të mëdha…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit