PD ka thirrur një tjetër protestë më 24 janar.
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar protestën e 24 janarit, teksa tha shqiptarët nuk dua ta shohin me sy këtë qeveri.
Ndërsa më tej Berisha tha se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
“Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë me, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur nëse kanë një skenar të qartë për protestën e radhës kombëtare apo janë ende duke bërë diskutime në struktura, kryedemokrati u përgjigj:
“Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat”.



