Ilir Meta, partia e të cilit është përditë e më shumë në degradim, tani iu është vërsulur të rinjve, për t’u “rigjeneruar”.
Shkon e i takon disa prej tyre nëpër salla apo lokale, pothuajse çdo ditë, duke iu premtuar se me ta do të ndryshojë Shqipërinë.
Njeriu që e nisi pikërisht nga rinia si kryetar FRESHI, në fakt ka 30 e kusur vjet që veç e përdor rininë, për pushtetin e vet.
Është pasuruar sa më s’ka e ka vjedhur me zë e figurë, por asgjë nuk ka bërë për të ardhmen e rinisë në Shqipëri.
Sepse nuk ka menduar si ta përmirësojë këtë vend, por si ta vjedhë.
Dhe jo më kot, fëmijët e vet i ka degdisur në Londër.
Ndërsa tani, premton sërish se do ndihmojë rininën dhe të ardhmen e tyre, por duhet që t’i japin edhe njëherë pushtet.
Atij, njeriut që veç pushtet ka pasur dhe e ka keqpërdorur atë për përfitime personale.
Ndaj, kur e shikoni dhe iu vjen t’ju takojë, mirë është ta mbani larg këtë “pedofil politik”.
Ju do vetëm për t’ju shfrytëzuar!