21.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pëllumb Pelinci zbulon planin për eleminimin e tij fizik

    Pëllumb Pelinci thotë se ka një plan për eleminimin fizik të tij.

    Sipas Pelincit, është një ngritur një celulë ukranio-ruse, e financuar nga Sorosi, për ta eleminuar.

    “Të nderuar bashkëkombas!

    Ju shpjegoj skemën e fundit të sofistikuar për eliminimin e personit tim!

    Në kuadër të vizitës së Putinit në Hungari me justifikimin e mundshëm e absurd të kalimit të tij nëpërmjet Shqipërisë, vihet re në mënyrë konstante nje skuadrilje dronësh prodhim Sokol Altius, STC Orlan-10 dhe Kronshtadt Orion të cilët patrullojnë mbi Shqipëri!

    Burime të inteligjencës ushtarake amerikane INSCOM, me sinjalizuan se qëllimi i vërtetë i ngritjes së këtyre dronëve është eliminimi im!

    Ashpërsimi i tonit të Presidentit Trump kundrejt të paskrupulltit Sorros ka vënë në lëvizje falanga të rrezikshme që s’njohin Atdhe!

    Një celulë ukraino-ruse e financuar nga Sorros me ndihmën e qeverisë shqiptare po merret egzaktësisht me planin e asgjësimit tim!

    I mbrojtur nga flota e gjashtë amerikane e dislokuar ne Mesdhé e në veçanti nga destrojeri USS CARNEY, nuk trëmbem e do vazhdoj misionin tim për hedhjen e qeverisë Rama!

    Unë jam këtu! Me Ju e për Ju!

    Juaji Pelinci”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit