7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Për ata që thonë, “Po mirë, as Italinë nuk mundëm dot….”

    Nga Bledi Lumani

    Ka një zhgënjim të çuditshëm, pas humbjes së Shqipërisë me Italinë.

    Politikanë, analistë, madje dhe filozofë, për të mos përmendur tifozët, i janë futur prej dy ditësh një debati të habitshëm, për të shpjeguar habinë pse ne nuk arritëm dot të fitonim përballë Italisë, duke e konsideruar këtë të fundit një ekip të dobët.

    Për ta, është e pashpjegueshme përse ne nuk arritëm dot të fitonim, sepse Italia qenka në gjëndjen e saj më të keqe, ndërsa Shqipëria është në kulmin e saj.

    Tani nuk po ndalehm tek fakti që këta e “harrojnë” se Italia është kampionia në fuqi e Europës, as që është katër herë kampione bote, as që ka një emër dhe një futboll, që është e pakonceptueshme të krahasohen me Shqipërinë.

    Po marrim vetëm formacionet që zbritën në fushën e lojës.

    Shqipëria kishte portier Strakoshën, që nuk luan prej dy vitesh.

    Italia kishte Donarumën, titullar tek PSG dhe i konsideruar një prej tre portierëve më të mirë në botë.

    Në krah të djathtë ne kishim Hysajn, që luan me pikatore tek Lacio, ata Di Lorencon, një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, që i zuri vendin pikërisht Hysajt tek Napoli.

    Në qendër ne kishim Ajetin, që ca kohë për pak e la futbollin, dhe Gjimshitin, i vetmi që kund të krahasohet me italianët, ata kishin Bastonin, një prej mbrojtësve më të mirë në botë, dhe Calafiorin, një prej të rinjve më të talentuar në Itali, kartoni i të cilit kushton 50 milion euro.

    Në të majtë ne kishim Mitajn, që luan në një kampionat modest si ai rus, ata kishin Di Markon, kampion italie me Interin dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij.

    Në qendër të mesfushës ne kishin Asllanin, që rri në stol tek Interin, ata kishin Barellan, titullar i padiskutueshëm tek Inter dhe një prej më të mirëve në botë.

    Ne kishim Ramadanin, që luan tek Leçe, ata Fratezin që luan tek Interin, apo Zhorzhinjon, që luan tek Arsenali.

    Në sulm, ne kishim Armando Brojën, që ka dy vite që s’luan, ata Skamakën, që fitori Europa League me Atalantan si protagonist.

    Ne kishim Asanin, që nuk luan dot titullar as në Korenë e Jugut, ata kishin Kiezan, titullar tek Juventus dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, teksa kampionatin e fundit ishte udhëheqësi i Italisë për të fituar kampionatin.

    Ne kishim Seferin, që luan në Arabi, ata kishin Pelegrinin, kapitenin e Romës.

    Dhe në fund, në stol ne kishim Silvinjon, që ka qenë ndihmës kudo, ata kishin Luçiano Spaletin, kampion Italie me Napolin.

    Atëherë si do të fitonim ne përballë kësaj Italie, që paskan mbetur të shastisur këta analistat e futbollit?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit