Edhe pse Shqipëria nuk luan në Botërorin e futbollit, shikueshmëria e këtij kampionati në vendin tonë ka qenë maksimal.
Ndaj, në mungesë të ndeshjeve këto dy ditë, e vetmja gjë që na ka mbetur, është humori.
Sidomos pas parashikimeve të shumta, mes të cilëve dhe ai i Alfred Cakos, që është kthyer në memen e ditës pasi kishte parashikuar finalen Brazil-Portugali.