22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Për herë të parë Mc Mimo rrëfen pse braktisi karrierën e saj premtuese

    Nëse në dëgjim të parë Mc Mimo ju bën të mendoni “Ku e kam dëgjuar këtë emër “, po t’ju këndojmë:

    “Na jem

    A din pse na jem

    Se kah jem

    Ma t’fortin krah krah krah e kem”

    ju me siguri e gjeni dhe filloni ta këndoni.

    Para shumë vitesh,në kohët e arta të Top Festit kjo këngë bëri namin dhe i dha famën Mc Mimos si reperja e parë shqiptare.

    Edhe pse e përfundoi shpejt,kjo këngë luhet dhe kërcehet akoma si atëherë.

    E ftuar tek binjakët në “Më lër të flas” Mc Mimo u pyet pse e braktisi karrierën dhe ajo u përgjigj: ”Unë e kuptova që do bëhem nënë edhe vendosa t’i përkushtohem familjes.Edhe mu duk më interesante familja se karriera dhe e lash karrierën anash”

    Sot ajo gëzon dy djem dhe tha se nëse do kishte ftesë për një bashkëpunim të mirë, do ta pranonte.

    *Kënga e Viagra feat MC Mimmo: Na jem

    https://www.youtube.com/watch?v=T4vwBYxYk2U

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit