13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Për Kate Winslet, kjo është mosha kur është ndjerë më ‘seksi dhe e fuqishme’

    Prej kohësh, gratë janë shtyrë të besojnë se biseda për plakjen duhet të shmanget me çdo kusht – qoftë kjo si rezultat i fokusit të pamëshirshëm të marketingut në “zhdukjen” e rrudhave, apo komplimenteve të tipit “ua nuk dukesh fare për moshën tënde”.

    Prandaj, është gjithnjë interesante të dëgjosh kur ka këndvështrime ndryshe dhe që thuhen me zë të lartë. Kate Winslet, një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood ka një eksperiencë shumë të mirë me ikjen e viteve.

    “Gratë shkojnë në të 40-at dhe mendojnë “okay, ky është fillimi i rënies”. Mendojnë se gjërat fillojnë të ndryshojnë dhe zbehen në drejtime që ato nuk duan. Por unë kam vendosur, jo! Nuk ka pse të ndodhë kështu. Në bëhemi më femra, më të fuqishme, më seksi. Nuk kemi më frikë për atë që njerëzit mendojnë për ne. Nuk na intereson më aq shumë sesi dukemi. Kjo fazë specifike e jetës, do thoja, është e mahnitshme!”, u shpreh ajo për Women’s Hour në BBC.

    Nuk është hera e parë që Winslet ka argumentuar çështjen e avantazheve të plakjes.

    Në fillim të vitit, në një fushatë për L’Oréal, ajo theksoi se “lumturia nuk ka lidhje me pamjen”, edhe nëse rrjetet sociale po na bindin për këtë.

    Vitin e kaluar ajo u tha grave që përpiqeshin të kopjonin yjet e Hollywood:

    “Është e gjitha një mit! “Për mua, sekreti i plakjes në çdo moshë, në Hollywood apo jo, është në fakt të pranosh se kush je dhe të pranosh që ne nuk mund të luftojmë ndryshimin. Bukuria vjen nga brenda dhe pasqyrohet jashtë, pavarësisht moshës.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit