Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një mesazh që duket më shumë për komentet negative që ka marrë se fundmi, si për të treguar se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory, ku në të është ajo dhe Luizi.
Që pas daljes nga BBV, Kiara ka nisur postimet në llogarinë e saj të Instagramit duke treguar mbështetjen për partnerin e saj, Luiz Ejlli që po vazhdon rrugëtimin në BBVA.