14.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me Era Istrefin

    Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi duket se janë përfshirë në disa thumbime të njëanshme: E gjitha për një palë vathë.

    Si nisi? Dy ditë më parë, Dafina dhe Era publikuan këto dy foto – Dafina nga seti i xhirimit të “Dhimbje dhimbje”, ndërsa Era dhe Mozzik nga bashkëpunimi i tyre.

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Po, edhe? Ku qëndron problemi? Siç mund ta shohësh, të dyja shfaqen me një palë vathë të mëdhej me perla.

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Po, e shoh. Edhe? Dafina, në një postim tashmë të fshirë në Twitter, shkroi: “Vendos vathët e mi.”

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Për Erën? Nuk e dimë, megjithatë, në një tjetër foto të postuar në Instagram Stories, ajo shkroi: “Një zog më pëshpëriti në vesh se ‘dikush’ po vendos vathët e mi të personalizuar.”

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Po njerëzit çfarë thanë? Në përgjithësi kritikojnë Dafinën. “Mos u trego inatçore, secili ka suksesin e vet”; “Vajzë, rritu”; “Kam një aplikacion që të ndalon të postosh në rrjete sociale nëse je e dehur. Tallem, por ai aplikacioni do ishte nam”; “S’jam dakord të kapen për një palë vathë” etj., janë disa prej komenteve.

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Era ka reaguar? Jo, fare. Madje postoi edhe posterin e një koncerti ku për ironi të fatit, ishte e ftuar bashkë me Dafinën.

    Po Dafina e shpërndau posterin? Jo, i lajmëroi ndjekësit me një video.

    Nga inati i vathëve, me siguri. Nuk e dimë.

    A janë vathët me perla kaq ekskluzivë? Jo.

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    Për një palë vathë?! Ç’pati Dafina Zeqiri me

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit