Deputetët e Partisë Demokratike për pak janë përleshur me njëri-tjetrin seancën e sotme.
Shkak është bërë se, sipas deputetëve të grupit të Berishës, Alibeaj i ka përjashtuar ata nga grupi parlamentar i PD.
Fillimisht ishte Flamur Noka që reagoi ashpër, ndërsa më pas Luçiano Boçi iu është vërsulur Alibeajt dhe Bardhit.
Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të shmangur kërcitjen e grushtit.