10.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Për shpirt të prindërve”, Albi i sqaron Romeos pse i tha ‘njeri pa këllqe’

    Një ‘Prime’ tepër i rrëmujshëm u transmetua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’. Një deklaratë tepër e fortë erdhi nga Albi për Romeon, ku për këtë të fundit ishte shumë e papritur dhe i erdhi si ‘thikë mbas shpine’.

    “Je një njeri pa këllqe që fshihesh mbas vajzave”, i tha Albi-Romeos. Sakaq lidhur me këtë deklaratë ka ndodhur një sqarim i vogël mes djemve pasditen e sotme.

    Pjesë nga debati:

    “Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve”, tha Albi.

    Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy ?

    Albi: Po pse ishte paburrëri për shembull?

    Romeo: Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua

    Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë

    Romeo: Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë

    Albi: Doja vetëm të të sqaroja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit