9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Përdor antidepresantë”, Bebe Rexha rrëfen problemet me shëndetin mendor

    Bebe Rexha që nga fillimi i këtij viti nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ka zgjedhur që këto muaj të mos publikojë fotografi, video apo statuse të ndryshme për fansat e saj, teksa në pauzë ka qëndruar edhe sa i përket prurjes së projekteve të reja muzikore.

    Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja gjeti pak kohë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të parashtruara nga fansat e saj në Twitter.

    Një prej tyre e ka pyetur këngëtaren shqiptare se “çfarë e mban atë të motivuar kur ndjehet keq”, dhe i është përgjigjur, “Antidepresantët”.

    Artistja me origjinë shqiptare ka qenë gjithmonë shumë e hapur për betejën e saj me shëndetin mendor dhe ka pranuar haptazi, se ilaçet e ndihmuan atë që të tejkalonte periudhat e vështira në jetën e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit