17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përfitimet e punonjësve në administratë – Nga përfitimet në Shqipëri, tek krahasimi me vendet e tjera

    Punësimi në sektorin publik është një alternativë preferenciale për qytetarët në Shqipëri, por edhe në botë për shkak të përfitimeve që lidhen me pagën apo edhe ato shëndetësore. Por cilat janë disa nga përfitimet kryesore të punonjësve të administratës publike në mbarë botën dhe si renditet Shqipëria mes tyre?

    Në shumë vende të botës, aplikohen politika sociale në ndihmë të punonjësve që ofrojnë shërbim në sektorin publik. Konkretisht, Mbretëria e Bashkuar ofron 52 javë leje prindërore të atësisë që nënkupton se prindërit e rinj marrin 480 ditë pushim të cilat janë të pagueshme me 80% të pagës.

    Gjithashtu Shtetet e Bashkuara janë kujdesur për punonjësit e tyre edhe në rastin kur ato humbasin punën, të cilët paguhen nga shteti deri në 50% të pagës së tyre për një afat kohor prej 26 javësh. Ndërkohë, në vendet si Suedia, Franca dhe Danimarka për punonjësit ofrohen minimalisht 25 ditë pushimi çdo vit.

    Edhe në Shqipëri ka patur vazhdimisht përmirësime përsa i përket kompensimeve dhe përfitimeve për punonjësit në administratën publike. Politikat e ndjekura nga shteti shqiptar lidhen kryesisht me pagën dhe ofrimin e kredive të buta për disa nga kategoritë e punonjësve. Sipas shifrave gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e ‘Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale’, u rrit me 18.6%, krahasuar me një tremujor më parë.

    Pritet që paga mesatare bruto të arrijë në 900 Euro brenda muajit Prill të vitit 2024. Ndërkohë, në Qershor të vitit 2023 u miratua programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës për 3 kategori të caktuara të punonjësve të administratës. Përfitues të kësaj skeme ishin gjithsej 300 punonjës, nga të cilët 100 ishin 100 mjekë në sistemin shëndetësor, 100 ishin punonjës në Policinë e Shtetit dhe 100 ishin ushtarakë të Forcave të Armatosura.

    Sipas kodit të punës së Republikës së Shqipërisë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore për punonjësit e administratës publike është jo më pak se 4 javë kalendarike. Një tjetër përfitim që iu atribuohet këtyre punonjësve është edhe leja e pagueshme e lindjes. Në përgjithësi, leja e lindjes është 365 ditë kalendarike, përfshirë përiudhën minimale prej 35 ditë leje të zakonshme para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijës.

    Për pozicione të caktuara pune në sektorin publik, punonjësit janë të detyruar t’i nënshtrohen trajnimeve dhe testimeve nga Ministria e Financave të cilat ndihmojnë në rritjen e njohurive për pozicionin e punës si dhe çdo punonjës që rezulton i suksesshëm në testim pajiset me Statusin e Punonjësit Civil që e mbron atë nga humbja e pozicionit të punës.

    Në një analizë analoge, shteti suedez mbështet punonjësit e administratës publike duke j’u ofruar përveç pagesës normale edhe një shtesë gjatë pushimeve. Në rast se punonjësi merr një muaj pushim shtesa e pushimeve arrin në rreth 10% të pagës mujore. Gjatë vitit është e detyrueshme të përdoren të paktën 20 ditë pushimi, pjesa tjetër e ditëve mund të ruhen për vitet e mëvonshme.

    Punonjësit e administratës janë të favorizuar përsa i përket orëve të pushimit të paguar, kanë nevojë për një vizitë mjekësore, në rastin e diplomimit etj. Prindërit e rinj marrin përfitim prindëror të pagueshëm për 480 ditë. Për 390 ditë kompensimi është maksimumi 80% e të ardhurave. Gjithashtu një punonjës që kërkon leje për një fëmijë të sëmurë merr kompensim për kujdesin e tij. Kompensimi eshte 80% e pagës normale. (Armela Duka)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit