23.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision, stilistja: Lëvizje eksituese, vulgare! Nuk kishte lidhje me motivin e Shqipërisë

    Këngëtarja Ronela Hajati nuk arriti të kualifikohej për në finale e madhe të Eurovisionit që po mbahet në Torino, Itali, por ia doli të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj.

    Përpos komenteve pozitive, një pjesë e figurave publike mendojnë se artistja nuk ka pasur një këngë të përshtatshme apo një performancë të denjë.

    Stilistja Anila Konomi pohoi se performanca duhet të kishte një drejtor artistik, të ishte parë performanca, të ishte kospitur mirë përpara se të dilnin në skenën e Eurovizionit.

    Por, çfarë kishte që nuk shkonte me paraqitjen e Shqipërisë?

    “Për mua nuk shkonte për shembull performanca në total. Do të ishte më mirë Klaudia vetëm, se sa Klaudia dhe djemtë. Nuk ka një harmonizim në koreografi midis Klaudias dhe djemve, shohim herë pas here që kemi motive të Shqipërisë, valle të Shqipërisë, por po të kthehemi shohim që kemi lëvizje shumë vulgare, eksituese që nuk kanë lidhje me motivin e Shqipërisë. Vallja ishte shumë e bukur por …”

    Sipas saj, performanca nuk ka lidhje me tesktin e këngës, është shumë vulgare dhe nëse ne duhet të fusim elementë të shoqatave të ndryshme, si LGBT duhet të jenë të holla, fine; madje gjithashtu nënvizoi se performaca e Klaudias dhe Ronelës me performancën në total nuk kanë lidhje aspak.

    Ndërkohë, sa i takon veshjes së Ronelës të përgatitur dhe ideuar nga Niko Komani, Anila tha se vetë Niko ka më shumë potencial dhe ky ishte fiks momenti ku duhet të shkëlqente me veshje të tijat të vërteta.

    “Është absolutisht pa i ndryshuar asnjë lloj detaji se i pashë dhe skicat. Ndërkohë Niko është djalë me fantazi dhe mund të kishte bërë diçka të vetën. Ti ke rastin në një tapet të tillë të tregosh dhe veten.

    Përse duhet të shkosh ke kopja kur duhet të tregosh veten. Unë do doja që Niko të bënte një skiçë të vetën nuk kishte pse të merrte diçka të huazuar, sepse aty ishte momenti i stilistit. Më mirë të dështuar me vërtetësi sesa i suksesshëm në kopje”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit