15.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Përhapi lajmin se Fatos Nano ka ndërruar jetë, Spartak Ngjela: Kërkoj falje

    Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fato Nano vijon të mbetet e rënduar, teksa orët e fundit është raportuar edhe se ka ndërruar jetë, çka nuk rezulton e vërtetë.

    Ai ka pësuar një tjetër arrest kardiak në spital dhe ka humbur veëdijen, megjithatë, organet jetësore vijojnë të funksionojnë.

    “Më duhet të shpreh keqardhjen time se me një lajm jo korrekt për vdekjen e Fatos Nanos, ishte një lajm jo i saktë.

    Tani e hoqa… dhe kërkoj falje për gabimin. Dhe i uroj Fatos Nanos jetë të gjatë. Shërim të shpejtë, sepse mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për Historinë e Shqipërisë.

    Shërim sa më të shpejtë për kryeministrin Fatos Nano”, shkruan Spartak Ngjela.

    Nano po qëndron i shtruar në spital prej 8 tetorit, ndërsa më herët ka kaluar probleme me mushkëritë dhe është trajtuar për një sëmundje kronike të sistemit respirator.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit