Agim Nesho thotë se po përndiqet nga Edi Rama, pas një opinion të tij, të frymëzuar nga Çim Peka, që e botoi në Fox News.
Sipas Neshos, pavarësisht xhindosjes së Ramës për artikullin e publikuar në Fox News, është e pamundur që t’i vijë ndonjë e keqe nga kryeministri, pasi ka mbrojtjen e shtetit amerikan, ashtu sikurse edhe mbështetjen e opozitës e kolegëve të tij.
“Secili ka një detyrë qytetare. Rama mund të blejë çdo gjë, por s’mund të blejë karakterin e njerëzve dhe fjalën e lirë. Ndihem mirë dhe i pa kërcënuar. Mbrohem nga shteti amerikan dhe kam mbështetjen e kolegëve, liderin e opozitës.
Fjala e lirë s’mund të mbyllet, ka qenë një direktivë e Trump dhe Rubio. Kjo është një krizë nervore, që e ka çuar jashtë kontrollit Ramën,
Po. Është përjekur nga studio e tij kudo në botë ta ndalojë shkrimin tim, por dihen standardet e Fox Neës, që të thotë shko jep mendimet e tua.
Vlerësimet janë tona, sado i fuqishëm mund të jesh si diktator, s’e realizon dot në sistemin amerikan.
Mënyra se si ka dalë ky shkrim, që ka blerë një administratë si Biden, Rama nuk kërkon ta përcaktojnë, sidomos në SHBA, se do t’i mbetet gjithmonë”, tha ai për Çim Pekën.