Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili e kritikon kreun qeverisë që del shpesh në rrjetet sociale dhe në media.
Por kreu i qeverisë thotë se të gjitha kanalet e komunikimit i ka për të informuar qytetarët për punët e qeverisë.
Rama shprehet se sa hap sytë mendon se çfarë duhet të bëjë për vendin, ndërsa shprehet se kritiket e tij “çdo të vërtetë pozitive e quajnë propagandë dhe çdo gjysmë të vërtete negative e quajnë fakt”.
“Ti thua që një km ka të tjera punë për të nisur ditën, ndërsa unë them që dita nis me ty. Sa hap sytë mendoj çdo bëj sot për mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd.
Asnjë nga punët e mia, të mëdha apo të vogla, nuk rri pa mendje dhe asnjëherë nuk lë pa bërë.
Kush më ndjek këtu, ta di çfarë bëjmë. Ndër plot gjera me rëndësi për vendin dhe njerëzit, po që nuk ka rëndësi për kanalet dhe portalet që janë të zënë me ato gjyqet popullore me gjysma të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.
Ja p.sh e ke dëgjuar që prodhimi nga energjia diellore ka arritur në 10% të prodhimit të përgjakshëm të energjisë? Jo, por ke dëgjuar që Shqipëria ka prodhuar dem baba dem energjinë që i duhet për vete prandaj duhet ta ketë me bollëk. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse nuk ka qenë kurrë e tillë.
Ka edhe një gjë tjetër që është qershia mbi tortë, që çdo të vërtetë pozitive e quajnë propagandë dhe çdo gjysmë të vërtete negative e quajnë fakt”, tha Rama i cili mbylli përgjigjen duke thënë se “askush nuk është i detyruar të hyjë këtu”, përgjigjet Rama.