14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Perla e ditës: Ilir Meta emëron “Brisin e Tatimeve” koordinatore për korrupsionin

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Brisilda Shehaj do të jetë kordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL.

    Meta tha se Shehaj do të jetë drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal për të t’u siguruar që muaji gusht të jetë një stuhi denoncimesh.

    “Brisilda Shehaj do të jetë kordinatore e luftës kundër korrupsioni dhe drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara dhe të përfshirjes të gjithë qytetarëve dhe të gjithë nënpunësve që janë dëshmitarët më të mirë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin”, tha Meta.

    Kujtojmë që Briseida Shehaj ka qene nje nder drejtoreshat kryesore ne Qeverine e Edi Rames.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit