Këshilli Bashkiak i Devollit ka vendosur me shumicë votash të shpallë “Qytetar Nderi” ish-ministrin e Financave dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ridvan Bode, në shenjë vlerësimi për të gjithë kontributin e tij ndër vite për zhvillimin e zonës.
Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të posaçme të këshillit bashkiak, me vota dhe nga e majta.
Sipas këshilltarëve bashkiakë, gjatë karrierës së tij politike dhe institucionale, Ridvan Bode ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetje të projekteve zhvillimore për Devollin, duke ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e financave publike dhe krijimin e mundësive për zhvillimin ekonomik të zonës, si infrastukturë, qendra shëndetësore, objekte arsimi, projekte bujqësore, etj.
Vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi” konsiderohet një mirënjohje publike e komunitetit të Devollit për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite, si një nga përfaqësuesit politikë që ka mbajtur një lidhje të fortë me qytetarët e zakonshëm.
Ridvan Bode ka mbajtur poste të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale të vendit, mes tyre edhe atë të ministrit të Financave, ndërsa për disa mandate ka përfaqësuar në Kuvend qarkun e Korçës.
Por ai konsiderohet dhe si një ndër simbolet e korrupsionit në kohën e Qeverisjes demokratike.
Megjithatë kjo nuk ka shumë rëndësi në Shqipëri.
Ta japin medalje më shumë kur je i korruptuar.



