E mbani mend të famshin Arian Galdini, ish-zëdhënësin “dalëzotas” të Fatos Nanos? Prej atëhere kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Ariani është përpjekur të merret me politikë, herë duke bërë aleancë me Bashën e herë me Berishën.
Por nuk i ka ecur shumë, pasi siç shkruan dhe vetë ai, e përndjek regjimi.
Ndaj ka vendosur që të takohet me të gjithë, tek e tek, për të pirë kafe.
Ju mjafton të rezervoni për një takim, tek shefja e tij e kabinetit (nuk dihet se çfarë kabineti ka, por kjo pak rëndësi ka).
Kafen ndoshta duhet ta paguani vetë, se nuk e sqaron mirë, por e rëndësishme është që ju do të keni mundësinë të njiheni nga afër me Galdinin dhe vizionin e tij.
“Nisma: Kafe me Galdinin
Prej sot unë jam i gatshëm që të takohem me këdo që do të më njohë mua dhe LRE.
Keni pyetje për Arian Galdinin si person, ejani e pini një kafe me Galdinin.
Ju kanë thënë 1000 të zezat për Galdinin, ejani e njiheni vetë.
Ju kanë thënë: Galdini është mashtrues, Galdini është i poshtër, Galdini është delirant, Galdini është njeri kot, Galdini svlen asnjë lek, Galdini mashtroi dhe vodhi emigrantët, Galdini është këlysh i Sorosit, Berishës, Lul Bashës, Edi Ramës, Anunakëve, Galdini ia fut kot, etj, etj, etj, gjithçka që ju kanë thënë e keni lexuar a dëgjuar kundër Galdinit, ejani e pini një kafe me Galdinin…
Ejani e njiheni Galdinin drejtpërdrejtë, sy për sy.
Nisma: Kafe me Galdinin, është e hapur për këdo.
Kushdo që do të njohë Galdinin apo ka diçka për ta pyetur a për ti thënë në sy Galdinit, është i/e mirëpritur.
Si të pijmë kafe me Galdinin???
Shumë e thjeshtë.
Kontaktoni në whatsapp ose sms me Kristina Nano në nr e cel: 0672051564
Kristina Nano është shefja e Kabinetit e Arian Galdinit.
I shkruani në whatsapp ose sms Kristina Nanos në nr e cel: 0672051564.
Mos i bëni tel.
I shkruani në whatsapp ose sms.
Dhe Kristina Nano do t’ju caktojë ditën dhe orarin e kafesë me Arian Galdinin.
Doni ta njihni Arian Galdinin?
Ejani në kafe me Galdinin.
Doni ti bëni pyetje Arian Galdinit?
Ejani në kafe me Galdinin.
Doni ta shani në sy Arian Galdinin?
Ejani në kafe me Galdinin.
I shkruani Kristina Nanos në whatsapp ose sms: 0672051564”, shkruan ai.
Ndërsa më pas poston një foto me filxhanin e kafes në dorë, duke shkruajtur:
“Kush është ai njeriu që është kudo në rrjetet sociale por s’duket askund në media e elita sepse e fsheh, ndalon, mohon, pengon, bllokon, shpërfill dhe çensuron. Regjimi????
Diçitura: Njeriu që është kudo, por s’duket askund…”
Dhe një sqarim i vogël: Deri më 11 gusht, Galdini është në SHBA dhe nuk e takoni dot.
Por mund të rezervoni për ta takuar kur të kthehet.



