19.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Perla e ditës: Oborri Mbretëror Shqiptar ndan një lajm të gëzueshëm për kombin shqiptar

    Edhe pse Shqipëria është Republikë parlamentare, ekziston ende një personazh që vjen vërdallë si Princ.

    Është Leka i vogël.

    Së fundmi ai është martuar për herë të dytë, dhe perla është, se ekzsitoka një Oborr Mbretëror që ka shpërndarë dhe një njoftim për këtë ngjarje të madhe.

    “Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

    Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

    Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

    Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

    Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës”, thuhet në deklaratë.

    Ky ia kalon dhe Pëllumb Pelincit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit