20.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Perla e vitit: Edi Rama çon në shkollë deputetët

    Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në 11 maj.

    Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.

    Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Rama.

    Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.

    Modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj:

    Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit

    Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi

    Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.

    Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit

    Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu

    Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.

    Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare

    Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka

    Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.

    Moduli 4 – Komunikimi Politik

    Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi

    Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.

    Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030

    Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi

    Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.

    Sipas partisw Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit