24.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përplasja/ Kiara ia plas në sy Amosin: Je xheloz dhe njeri fallco

    Përveç Luizit, edhe Kiara u “përplas” ashpër me Amosin. Ajo i tha Amosit se është njeri fallco dhe se kur banorët  i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesërmen, “ u zgjua”.

    Amos e kundërshtoi mendimin e Kiarës, duke thënë që një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

    Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.

    Amosi: Ri o Kiara se kam shumë gjëra për të thënë po nuk t’i them sepse të ruaj!

    Kiara: Ti je njeri fallco. Mi thuaj, s’ke pse më ruan ti!

    Amosi: Ti e bëre fiktive dasmën!

    Kiara: Jo ishte e vërtetë!

    Amosi: Ishte për ty jo për mua!

    Kiara: Je xheloz, duket!

    Amosi: Ty të lexohet tjetër gjë, por lëre rri!

    Kiara: Ti nuk më shantazhon dot. E more vëmendjen për prime, bravo!

    Amosi: Edhe ti!

    Kiara: Ke tre ditë që hedh kunja!

    Debati vazhdon ende dhe duket se po thonë çdo gjë që kanë mbledhur këto kohë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit