13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Përplasje e fortë, Arjan Konomi shpërthen ndaj Krusitës: Ishe një zhgënjim total

    Një debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Fan Club” mes opinionistit Arjan Konomi dhe ish-banorës së Big Brother VIP Albania, Krusita, lidhur me qëndrimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Gjatë diskutimit, Krusita foli për raportin e saj me Kristin, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur tërheqje fizike, por një lidhje shpirtërore dhe respekt të ndërsjellë.

    “Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore; nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri. Në ditët e vështira më dha komfort për të folur,” u shpreh ajo, duke shtuar se ka pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve dhe se do ta kishte edhe nëse do të dashurohej me dikë.

    Megjithatë, Arjan Konomi u shfaq mjaft kritik ndaj saj, duke deklaruar se nuk e kishte vënë re fare gjatë spektaklit.

    “Më pëlqeu shumë kënga. Tani e kuptova që ke qenë në Big Brother, sepse nuk më rezulton se ke jetuar në Big Brother. Nuk e dija që kishe qenë pjesë e tij. Nuk të kam parë aktive… ishe një zhgënjim total,” tha ai, duke shtuar se ajo nuk e shfrytëzoi mundësinë që i ishte dhënë.

    Krusita reagoi menjëherë, duke kundërshtuar idenë se një banor duhet patjetër të krijojë zhurmë për të mos u konsideruar i dështuar.

    “Pra ti mendon se kush nuk lë nam, është zhgënjim? Nuk mund ta thuash,” u përgjigj ajo, duke theksuar se hyrja e saj pas një muaji e bëri shumë të vështirë përshtatjen me dinamikën e shtëpisë.

    Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Konomi deklaroi se ajo nuk ishte përpjekur mjaftueshëm dhe e krahasoi me Baby G, për të cilën tha se u tregua po ashtu e paaftë për të qenë aktive në lojë.

    Përplasja ka ndezur diskutime në rrjet, ku publiku mbetet i ndarë mes atyre që mbështesin kritikat e opinionistit dhe atyre që vlerësojnë një qasje më të qetë dhe jo konfliktuale në reality show.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit