20.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përse “fshihet” presidenti i Republikës, Bajram Begaj

    Këto Krishtlindje, besimtarët nuk e panë me zë e figurë kreun e shtetit t’ju uronte festat.

    Presidenti i Republikës nuk e theu traditën e tij të fshehjes nga gazetarët, as në ditën kur media po i kërkonte thjesht një mesazh urimi.

    Bajram Begaj vizitoi dy selitë qendrore të krishtera, por as në katedralen katolike e as në kishën ortodokse, nuk i lejoi kamerat t’i afroheshin.

    Zyra e tij e shtypit u kërkoi gazetarëve t’i rrinin larg presidentit, të mos e filmonin dhe aq më pak të mos i bënin pyetje, pasi vetë Presidenca do të shpërndante material të gatshëm për median.

    E vërteta është se zyra e shtypit e Begaj solli dy njoftime dhe disa fotografi, ku duket Presidenti që buzëqesh pranë dy krye-klerikëve.

    Kjo nuk është hera e parë, që Begaj mban larg median. Në mënyrë absurde, qysh kur është zgjedhur ai ju është shmangur gazetarëve dhe nuk ka qenë i hapur të pyetet apo të filmohet prej tyre.

    Indiferenca e presidentit nuk përfshin vetëm gazetarët, por edhe shtetarët.

    Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë Finiq doli ta priste Bajram Begajn pasi kishte njoftuar vizitë zyrtare atje, por Presidenti i kaloi përpara këmbëve dhe nuk e përfilli fare.

    Me sforcon e një zyre shtypi që përpiqet të mbajë nën kontroll gafat që një president pa përvojë mund të prodhojë, Bajram Begaj rrit figurën e shtetarit që i shmanget llogaridhënies dhe transparencës.

    Ajo që nuk kuptohet, është kujt po i fshihet presidenti i Republikës?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit