13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Përse na duhet shteti, atëhere zonja ministre?

    Ministrja Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat bëri me dije se lufta në Lindjen e Mesme ka filluar të japë efektet e para edhe në çmimet e shportës ushqimore në vend, duke reflektuar rritje të ndjeshme në disa produkte bazë.

    Gjatë kësaj konference,  një prej gazetarëve solli në vëmendje disa prej produkteve që kanë pësuar rritje të konsiderueshme ditët e fundit, duke përmendur domatet që nga 200 lekë kanë shkuar në 350 lekë, specat nga 280 në 400 lekë, si edhe rritje të ndjeshme për produkte si mielli, vaji dhe sheqeri.

    Ai e pyeti Ibrahimajn se kur qeveria do të marrë masa konkrete për uljen e çmimeve, ndërkohë që ajo iu kthye duke sqaruar se shteti shqiptar nuk mund të ndërhyjë në çmime, pasi kjo është e pamundur në kushtet e ekonomisë së tregut.

    Sipas ministres, qeveria nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt në përcaktimin e çmimeve, pasi ato varen nga kërkesa dhe oferta, por do të ndërmarrë kontrolle për të shmangur spekulimet.

    “Unë nuk thashë ne do ndërhyjmë në çmime. E shpjegova dhe pse nuk aplikojmë dot të njëjtin mekanizëm sepse është e pamundur që ne të ndërhyjmë në çmime.

    Unë thashë që ne jemi duke i monitoruar me bazë ditore dhe do dalim për të verifikuar që këto çmime nuk janë abuzive dhe ajo që thashë është se në rast se do të kemi një ndikim të vazhdueshëm në çmimet e konsumit, atëherë ne do suportojmë shtresa që nuk e përballojnë rritjen e çmimit, as për një periudhë të përkohshme pasi siç dihet luftërat fillojnë dhe mbarojnë.

    Dhe fokusi ynë është te pensionistët. Asnjëherë nuk e kam thënë që do të ndërhyjmë te çmimet, sepse e kemi të pamundur qoftë nga ekonomia që kemi ngritur, ku çmimet përcaktohen nga kërkesa dhe oferta. Ndryshe janë karburantet dhe ndryshe tregu i ushqimeve”, tha ajo.

    Atëherë për çfarë është shteti në këtë rast, veç për monitorime dhe të thotë nuk bëjmë dot asgjë?

    Nuk e di zonja ministre, se në raste abuzimesh apo rritjesh të tilla çmimesh, shteti, siç po bëjnë shumë vende, ndërhyn dhe vendos një tavan çmimesh, sidomos për ushqimet e shportës.

    Pyet pak në Maqedoni zonja, ministre, si veprohet kur ngrihet çmimet e ushqimeve.

    Nuk po të themi për vendet e tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit