Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashit, ishte nje lajm i hidhur per artin dhe publikun shqiptar. Kolegë dhe personazhe të njohur reaguan të pikëlluar nga kjo humbje e madhe per kinematografine dhe teatrin tone. Kabashi u shua kete mengjes ne moshën 75 vjeçare.
Ina Kollçaku ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku duket e revoltuar me shumë artistë dhe figura të tjera publike. Ajo pretendon se shumë prej atyre që kanë shprehur ngushëllimet për familjen as nuk e kanë parë ndonjëherë në teatër Mirushin, duke i akuzuar keshtu per hipokrizi.
“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
Sa të drejtë morale kanë?”