5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përse u trishtua Sali Berisha?!

    Nga Ylli Pata

    Mbrëmë pas vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin, u duk se në një farë mënyre të gjithë pjesët e politikës dolën të kënaqur.

    Si ata që e kanë sulmuar Samir Tahirin egërsisht për 4 vjet, pra PD-ja e Bashës, por edhe Berisha e Ilir Meta, por edhe ata që e kanë pasur rival të fortë Brenda mazhorançës.

    Në fakt, në rrjet, një pjesë e madhe a mbështetësve mediatikë të Berishës bënin garë se kush ishte i pari që e kishte ngritur këtë ççështje, duke kërkuar e thirrur për medalje heroizmi. Kur në fakt, e gjitha kjo ka ardhur nga mediat italiane që zbuluan operaçionin ndaj Habilajve.

    Nejse e gjitha kjo është histori, por, në këtë garë “heroizmi” pritej të dilnin edhe krerët e opozitës, e natyrisht Sali Berisha, i çili ka qenë një nga akuzatorët e tij më të mëdhenj.

    Dihet tashmë se dosja “Tahiri” nisi në 2017-n, si mekanizëm për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës që sapo mori mandatin e dytë në zgjedhje. E me ndihmën e Adriatik Llallës rasti “Tahiri” u kthye në një zullum politik.

    Llalla së bashku me prokurorët e tij besnikë, i mveshën Saimir Tahirit akuza aq të rënda, sa që jo vetëm nuk mund t’i provonin kurrë, por edhe absurde që një ministër i Brendshëm të jetë “anëtar i një grupi krimi të organizuar”. Edhe një student i drejtëisë, do ta quante këtë akuzë ose një idiotizëm, ose një manovër politike.

    Natyrisht ka njerëz që dalin në tv dhe e akuzojnë qeverinë si grup i strukturuar kriminal, e nga ana tjetër thonë s’ka SHBA prova për Sali Berishën, kjo pastaj është “ta boftë zoti marë”!.

    Të vijmë te ngjarja e sotme; Sali Berisha, me një postim të gjatë e ka konsideruar vendimin për Saimir Tahirin një skandal dhe ka lëshuar një përrua psiqik kundër “Guvernatores Kim” dhe Donald Lu-së, që tani është edhe zyrtar i lartë në DASH, që dukej i ççuditshëm.

    Përse nuk u gëzua Sali Berisha? Çfarë priste ai? “Të dënohej Saimir Tahiri 48 vjet” shkruan.

    Kush njeh sadopak ligjin e di se dënimi më i rëndë edhe për akuzën që i ngjeshi Llalla Saimir Tahirit, madje edhe në Itali ku “Pjesëmarrja në grup kriminal” dënohet më rëndë, dënimi shkon nga 12-20 vjet, ne vërtetohet që pjesëtari i grupit mafioz të ketë përdorur armë zjarri nëgrabitje apo trafiqe.

    Dënimet e përjetshme që u janë thënë krerëve të Cosa Nostra-s janë dhënë për vrasje të shkallës së parë.

    Edhe në Itali, vepra penale e abuzimit me detyrën zyrtare siç ne i themi shpërdorim detyre, shkon 3-6 vjet.

    Pjesa më e ashpër e vendimit për Tahirin, ishte ekzekutimi i dënimit, ku gjykata përdori një mënyrë “drakoniane”, që duket se vuri një precedent të ri nga ana e Gjykatës së Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    E cila gjykon vetëm dy kategori njerëzish: politikanët e zyrtarët e lartë për korrupsion, si dhe pjesëtarët e organizatave të krimit të organizuar.

    Berisha, si gjithmonë pasi hartoi një “skenë të zakonshme darkash e ziafetesh për të festuar vendimin ndaj Tahirit”, skenare, të cilat zakonisht i qep shumë trashë”, sulmoi ambasadoren Yuri Kim, e cila dha një deklaratë që ka qenë në vazhdën e qëndrimeve të SHBA. “Tani është mbyllur pandëshkueshmëria”. Që është një deklaratë që duhet përshëndetur, ose së paku për të qenë neutral.

    Mërzitja e Berishës në këtë rast, nuk bën asnjë sens, në fund të fundit edhe Ivo Sanader nuk se bëri shumë burg edhe pse procesi ndaj tij ishte i gjatë.

    Por ka gjasa t’i ketë djegur precedent që vuri Gjykata Speçiale për formën e kryerjes së dënimit. Në fakt, ai vendim në këtë aspekt ishte mjaft i fortë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit