8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pesë dallime të Donald Trump dhe zero ngjashmëri me politikanët tanë!

    Nga Aranit Muraçi

    A do t’iu shpëtojë rikthimi i Donald Trump karrierën ekonomike dhe politike disa prej politikanëve tanë, majtas a djathtas qofshin ata, të cilët duan të ruajnë përjetësisht, pse jo edhe ta trashëgojnë pushtetin e akumuluar pas rënies së komunizmit, apo do t’i fundosë ata përfundimisht?

    E ndërsa disa shohin ngjashmëri dhe ëndërrojnë që me rikthimin e tij, SHBA do të zerojë Reformën në Drejtësi dhe do t’i lërë të qetë ta “hedhin vallen” si ta duan në Tiranë, pak rëndësi ka në qeverisje apo në opozitë, janë pesë dallime të mëdha dhe zero ngjashmëri me Donald Trump, që i bëjnë të pashpresë politikanët tanë.

    Dallimi i parë

    Donald Trump ishte më i pasur dhe u bë më i varfër kur u përfshi në politikë. Pasuria neto e Donald Trump, sipas një artikulli të BBC, ra me rreth 700 milionë dollarë duke zbritur në 2.3 miliardë dollarë gjatë kohës së tij si president, referuar Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

    Pandemia e Covid-19 kur ishte në opozitë e goditi po ashtu po aq fort pasurinë e tij, me ndërtesat e zyrave të zotit Trump, hotelet dhe vendpushimet e markave të tij që humbën dhe ranë ndjeshëm në vlerë. Flota e tij e avionëve dhe fushave të golfit janë përballur gjithashtu me rënie në vlerë nga kriz ekonomike. Trump pagën prej 400 mijë dollarë në vit nuk e merr por e çon për nevoja të tjera. Pra, si Presidet i amerikanëve ai nuk fiton asgjë. Punon vullnetarisht.

    Shumë nga politikanët shqiptarë pretendohet ose perceptohet gjerësisht se janë pasuruar falë politikës edhe më shpejt se vetë sipërmarrësit më të talentuar dhe më të mëdhenj që ka vendi. Madje nga një fenomen i tillë ekziston një shprehje: biznesin më të madh në Shqipëri e vendos politika jo tregu. Pikërisht është kjo arsyeja pse politikanët tanë nuk shkulennnga karrigia, sikurse në biznes askush nuk dëshiron të tërhiqet nga një sipërmarrje që është fitimprurëse.

    Dallimi i dytë

    Donald Trump para se të zgjidhej president për herë të dytë ishte nën hetim penal për mbi 40  çështje të tijat, përfshirë edhe ato financiare apo të biznesit familjar. Hetim që vazhdon për shumë çështje por ka mbetur pezull pas zgjedhjes së tij si president.

    Jo vetëm Trump, por si ai, ashtu edhe familja e presidentit në detyrë (djali i Biden) janë përfshirë kohët e fundit në telashe me drejtësinë.

    Ndryshe nga politikanët në Shqipëri të cilët nuk duan të hetohen ose të gjykohen, përkundrazi, ta “gjykojnë” ata drejtësinë, administrata e Presidentit të parë Trump firmosi dhe vulosi në 2016, që në një vend kaotik të Ballkanit të financohej jo pak por mbi 400 milionë dollarë për reformimin e sistemit të drejtësisë, me qëllim që një pushtet i tillë të distancohej përfundimisht nga politika. Detyrë që duhet ta kishin realizuar politikanët e atij vendi me të cilët Trump është ndarë në parim pa u menduar dy herë që kur mori pushtetin për herë të parë.

    Dallimi i tretë

    Donald Trump e nisi karrierën politike në vitin 2015, kohë kur të ashtuquajturit “konservatorë” në Shqipëri, të cilët pretendojnë se gjejnë me të ngjashmëri, kishin dy vite që e kishin plotësuar “skandencën” amerikane. Pa llogaritur kohën e tyre “të artë”, atë të “Sudes” para vitit ‘1997.

    Trump shërbeu 4 vite si president dhe 4 vite në opozitë. E sigurt është se do të largohet pas 4 viteve të ardhshme nga politika, sërish si president, sepse kështu e kërkon kushtetuta, demokracia amerikane. Populli amerikan e votoi dy herë dhe të dyja garat i fitoi si askush tjetër përballë dy grave të cilat aspironin të bëheshin presidente për herë të parë në historinë e SHBA-ve. Trump nuk u akuzua kurrë se ka ndikuar në manipulim, ndikim apo deformim të rezultatit zgjedhor. E kundërta rezultoi e vërtetë. Dhe fakti që fitoi për herë të dytë do të thotë se ai luftoi për të vërtetën e tij derisa ajo triumfoi dhe u pranua botërisht.

    Dallimi i katërt

    Donald Trump do të udhëheqë për një mandat të dytë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku ende ëndërrojnë të emigrojnë shqiptarët. Është qendra e politikës botërore. Thuajse çdo shtet tjetër që lind, pushtohet, zgjerohet, ngushtohet, vështirë të kalojë pa vëmendjen dhe miratimin e Uashigtonit. Trump udhëheq shtetin me ushtrinë më të fuqishme në botë, vendin me ekonominë më të madhe në planet, me universitetet dhe nivelin kulturor më të përparuar në rruzull, aty ku barazia në garë dhe liria janë dy parime aq të shenjta, saqë mbeten ende të panjohura për politikanët e çdo kahu që janë provuar të qeverisin në Shqipëri.

    Politikanët në Shqipëri bëjnë politikë në një vend me rreth dy milionë banorë nga të cilët 700 mijë janë pensionistë, 300 mijë presin të dalin në pension gjatë viteve të ardhshme, kurse gjysma tjetër përfshirë rreth 800 mijë fëmijë dhe studentë, e shohin të ardhmen në emigracion. Për vendimet politike të Shqipërisë nuk pyesin as në Shkup dhe Podgoricë, dy vendet fqinje me një popullsi të konsiderueshme shqiptarësh.

    Dallimi i pestë

    Pranohet gjerësisht se SHBA di gjithçka për pjesën tjetër të botës. Edhe atje ku ajo nuk ka ambasada si në Korenë e Veriut dhe në Iran monitoron çdo lëvizje të gabuar politike. I monitoron me satelitë, teknologjisë, apo përmes formave të tjera, SHBA di historinë dhe të vërtetën e çdo vendi dhe politikani të botës.

    Edhe Shqipëria ka lëshuar prej kohësh dy satelitët e saj në hapësirë. Duke qenë se nuk kanë sjellë ende asnjë rezultat, me siguri satelitët tanë po monitorojnë “lëvizjet e mundshme politike” të Donald Trump për Shqipërinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit