20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Peticioni i turpit

    Ka disa orë që në disa media online dhe nëpër rrjetet sociale po përpiqet që të paraqitet si një ‘revoltë qytetare’ e shqiptarëve ndaj qëndrimeve, sipas organizatorëve të një peticioni, ‘flagrante dhe minuese ndaj demokracisë’ të ambasadores Yuri Kim.

    Po thuhet se peticioni ka arritur mbi 5 mijë nënshkrime të qytetarëve me sloganin “Ambasadore Yuri Kim, Mjaft është Mjaft”.

    Por, paraqitja e këtij peticioni si një nismë qytetare me organizatorë anonimë lë hijen e dyshimit mbi nismëtarët e vërtetë të tij, që nga Sali Berisha deri te Ilir Meta. I pari është shpallur publikisht ‘non grata’ nga DASh, ndërsa i dyti është projektuar ‘non grata’.

    Si Berisha, ashtu edhe Meta kanë 3 dekada në politikë dhe si të tillë kanë kaluar me radhë të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë. Me pak prej tyre marrëdhëniet e këtyre dy ‘dinosaurve’ të politikës kanë qenë normale, me të tjerët janë përplasur.

    John Withers ishte ambasadori i fundit me të cilin si Meta, ashtu edhe Berisha nuk patën përplasje të hapur. Megjithatë, siç zbuluan kabllogramet e publikuara nga Wikileaks disa vite më parë, Withers raportonte në DASh fenomenet korruptive dhe shtetin e sistemin e drejtësinë të kapur nga Sali Berisha.

    Alexander Arvizu shtoi dozat e ashpërsisë së diplomacisë amerikane, që në këtë periudhë po artikulonte për herë të parë nevojën për një reformë në drejtësi. Sa më shumë zvarritej kjo reformë, aq më i drejtpërdrejt bëhej mesazhi amerikan në Tiranë ndaj mungesës së ndëshkueshmërisë së korrupsionit.

    Me Donald Lu gjuha e drejtpërdrejt amerikane kapi të tjera nivele. Ai ishte i pari që kërkoi goditjen e peshqëve të mëdhenj të korrupsionit dhe në këtë drejtim la mënjanë gjuhën e diplomatit dhe foli edhe me emra.

    Sigurisht, mes emrave që përmendi Lu nuk ishte as Berisha dhe as Meta, por me ‘peshk të madh’ të korrupsionit është e qartë se Donald Lu nuk nënkuptonte zyrtarët e rëndomtë të administratës publike që nuk kanë vjedhur as sa maja e thoit të atyre që dyshohen e akuzohen Sali Berisha e Ilir Meta.

    Lu u largua me meritën si ndër aktorët e faktorët që kapi prej veshi të gjithë kahet e politikës për të miratuar reformës në drejtësi. Pasuesja e tij, Yuri Kim erdhi me detyrën e qartë për ta shtyrë përpara këtë reformë.

    Shtytja përpara do të thotë faza e re; ajo e dhënies fund të pandëshkueshmërisë së korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë, dy akuza për të cilat DASh e ka shpallur ‘non grata’ publikisht prej 19 majit 2021 Sali Berishën.

    Meta nga ana tjetër po shijon mbrojtjen që duket se po ja siguron kostumi i presidentit edhe për ca muaj, sepse thuhet (ende në formën e një thashethemi) se edhe fletërrufeja përtej Atlantikut për shpalljen e tij non grata është gati.

    Megjithatë, as Metës Presidenca dhe as Berishës Partia Demokratike nuk u mjaftojnë si mjete mbrojtëse ndaj ndëshkimit amerikan. Këtë, që të dy ata e kanë të qartë dhe siç duket po nxisin tashmë peticione gjoja ‘dinjiteti’, që në të vërtetë janë peticione turpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit