16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Petrit Vasili e ka ndarë mendjen seriozisht këtë radhë, se në verë do rrëzojnë Ramën: Harrojini pushimet dhe çadrat e plazhit

    Petrit Vasili foli për Konventën zgjedhore të LSI në 24 korrik, një ditë pasi Ilir Meta të lërë mandatin e presidentit të Republikës.

    Vasili tha se pavarësisht nga muaji i nxehtë i verës kur është caktuar Konventa, ajo nuk ka lidhje me Metën.

    Sipas tij, opozita do të organizohet për përballje me qeverinë dhe për këtë nuk do të ketë pushime.

    “Pse e lidhni me mandatin e zotit Meta? Teserat e të gjithë kryetarëve qëndrojnë të ngrira, ka plot që marrin funksioone të cilat janë të papajtueshme dhe kur lënë funksionet kanë të drejtën e rikthimit të tyre. Kjo është në çdo statut partie. S’është se LSI po bën ndonjë gjë.

    Nuk ka muaj të qetë, muaj pushimesh. Kemi një situatë që rrënohet çdo ditë. Në rast se do të përgjumet… Ju ngritët një alarm të madh qytetar për përballjen, përballja nuk ka muaj pushimi, nuk ka çadër vere. Ky është mesazhi. Opozita nuk ka kohë, do rrëzojmë Ramën”, u shpreh Vasili.

    Duke folur për presidentin e ri, Vasili tha se nuk e njeh as Ramën dhe as Taulant Ballën.

    “Ne nuk presim të na njohë Taulant Balla. Ne jemi me 110 mijë votat e popullit që na ka dhënë. Unë nuk e njoh fare Taulant Ballën, personalisht nuk më thotë asgjë. Procesi? Aty nuk ka proces, kjo është vetëm estrada e Edi Ramës.

    U mblodhën rripat, për të çuar rripin e zgjedhur nga Rama, në presidencë. Ai do të çojë në president një njeri që ta komandojë. Përballë kemi një kryeministër që në vend që të japë përgjigje për karburantet, thotë se do të zgjedhë presidentin.

    Ai ka 77 vota. Ka një jetë të tërë që mban peng Shqipërinë. Që kur ka ardhur ai, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt Europës”, tha Vasili.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit