8.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Petrit Vasili: Kjo Qeveri dhe Edi Rama kanë rënë, tani duhemi ne që ta bëjmë këtë vend

    Petrit Vasili ka kërkuar dorëhqejen e qeverisë “Rama”.

    Nënkryetari i LSI shprehet se shteti tashmë ka rënë plotësisht.

    Ndër të tjera ai shkruan:

    Qeveria te ikë, Shteti ka rene plotesisht, shpartallohet qellimisht sherbimin on-line!

    Qellimet e mbrapshta te qeverise fusin duart te sherbimi publik on line.

    Vetem pak kohe me pare Edi Rama çirrej e bertiste per funksionimin perfekt te ketij sherbimi.

    Pas publikimit te skandaleve shume te renda korruptive, ” papritmas’ sherbimi on line bllokohet nje te djele vere.

    Asnje shqetesim nuk pati dhe asnje mase nuk u mor nga Rama dhe Qeveria kur miliona te dhena dolen rrugeve qe nga kartat e identitetit, rrogat e qytetareve, targat e makinave, numrat e telefonit.

    Shteti ka rene totalisht ndaj kryeministri dhe qeveria duhet te dorehiqen urgjentisht ne bllok.

    Asnje element i sigurise kombetare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantet i kane te gjithe keto te dhenat ne duart e tyre.

    Te gjitha dokumentet e hedhura ne sistem jane duar te te korruptuarve, qe mund te zhdukin çdo lloj dokumenti qe duan.

    Te gjitha sherbimet per qindra mijra e miliona qytetare brenda dhe jashte vendit jane bllokuar.

    Shteti ka rene perfundimisht qeveria nuk mund te rrije asnje sekonde me tej”, shkruan Vasili.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit