9.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Petriti, shqiptari që u gjen shtëpi shqiptarëve në Kanada

    Nga Entela Resuli

    Shqiptarët jashtë vendit nuk përbëjnë lajm vetëm kur përfshihen në ngjarje negative, por ata na bëjnë krenarë kur janë të suksesshëm në fusha të ndryshme ku zgjedhin të punojnë.

    Shpesh kur emigrojnë, ata (shqiptarët) kanë më shumë mundësi të shprehin aftësitë dhe talentin tyre, kjo për disa arsye: për shkak të një tregu më të gjerë, por edhe mundësive të barabarta që u jepen, duke u vlerësuar kështu nga puna që bëjnë.

    Sot do të ndalimi tek një i ri, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Kalgari, të provincës së Albertës, Kanada. Ai është Petrit Belishaku, me origjinë nga Berati dhe sot është një nga agjentët imobiliar më të suksesshëm atje.

    Belishaku është pika e kontaktit për shumë shqiptarë, por edhe të huaj që kërkojnë të punojnë dhe jetojnë në këtë pjesë të Kanadasë dhe janë duke kërkuar një banesë.

    Në këtë intervistë në Dita, Petriti na tregon se çfarë e ka shtyrë që të punojë në këtë profil.

    Ai ka provuar disa punë, por mesa duket kjo është ajo që i jep më tepër kënaqësi.

    31-vjeçari ka qenë gjithmonë një nxënës i dalluar në Shqipëri, por edhe në Kalgari ku ka përfunduar studimet e larta me rezultate të shkëlqyera.

    Pavarësisht kohës kur ai dhe familja e tij kanë emigruar drejt Kanadasë, përsëri ka dashur të mbajë lidhjet me Shqipërinë dhe puna si agjent imobiliar e ka ndihmuar që të jetë sërish në kontakt me bashkëkombësit e tij, që në fakt nuk janë të paktë.

    Në fushën ku punon, atë të Real Estate, shitjes dhe blerjes së shtëpive ai ndihet mirë dhe sfidat e tregut e bëjnë që të ecë përpara duke kërkuar më të mirën nga vetja. Klientët shqiptarë e kontaktojnë Petritin pasi nga ai kuptohen më tepër për atë çka po kërkojnë në lidhje me banesën e tyre, por edhe për Belishakun, marrëdhënia me ta është më e thjesht, duke patur parasysh që arrijnë t’i kuptojë më lehtë, pasi u njeh mentalitetin, por edhe psikologjinë.

    Kalgari ku ai jeton dhe punon është një nga qytetet më të pastra në Kanada dhe për dashamirësit dhe ata që kanë pasion e natyrën është ideali.

    Shpesh atje të duket sikur je i vendosur mes një pikture që nuk ndotet asnjëherë.

    Më poshtë një bisedë me Petrit Belishakun, shqiptarin e talentuar që pavarësisht viteve në emigracion lidhja me Shqipërinë është gjithmonë e pranishme.

     -Petrit, cila është origjina juaj dhe kur jeni larguar në Kanada?

    Unë kam lindur dhe jam rritur në Berat. Jam larguar nga Shqipëria bashkë me familjen në vitin 2004 në moshën 13-vjeçare.

    Para se të largohesha për në Kanada, isha një nga nxënësit më të dalluar të shkollës “Irfan Ngjeqari” në Berat. Në Kanada përfundova shkollën e mesme dhe më pas vazhdova studimet në kolegjin teknik të Kalgarit ku u diplomova në Inxhinieri Kimike me nota të larta.

    Më pas studiova residential and commercial Real Estate dhe konkretisht jam i licencuar për tregti të pronave të patundshme.

    Kam qenë gjithmonë i pasionuar për edukim shkollor dhe zhvillim profesional. Çdo ditë mundohem të mësoj gjëra të reja dhe të zgjeroj njohuritë e mia. Ndjekja e ndershme e arsimimit nga ata që angazhohen me mësim është gur themeli për zhvillimin dhe rritjen e profesionalizmit.

    Aktualisht jetoj në qytetin Kalgari (Calgary) të provincës Alberta. Disa arsye që zgjodhëm Kalgarin janë:

    -Ofron mundësi dhe jetë më të mirë për njerëzit që janë punëtorë dhe të ndershëm.

    -Ka mirëqenie të lartë dhe ekonomia është në vazhdimisht në lulëzim.

    -Konsiderohet si qyteti më i pastër i Kanadasë.

    -Është ideal për njerëzit që kanë qejf natyrën dhe aktivitete në natyrë, si kamping, hiking, fishing, hunting etj.

    -Cilat kanë qenë punët e para me të cilat jeni angazhuar?

    Pasi u diplomova si inxhinier kimik, fillova punë në industrinë e naftës, e cila është një nga industritë kryesore të Kalgarit.

    Sektori në të cilin u specializova është abandonimi i puseve të naftës dhe gazit kur mbaronin ciklin e prodhimit. Kjo punë kërkonte përkushtim (gatishmëri) 24/7 në ditë. Detyra ime ishte koordinimi logjistik dhe teknik midis kompanive të prodhimit, kompanive të shërbimit, dhe kompanive rregullatore/monitoruese të qeverisë.

    Gjatë 6 viteve që punova në këtë industri arrita të menaxhoja një skuadër me 28 punëtorë dhe pata mundësinë të punoj për projekte të mëdha (multi-million dollar) për disa nga kompanitë prodhuese më të mëdha të Kalgarit si Cenovus, Husky, ConocoPhillips, etj.

    -Tani jeni fokusuar në industrinë e Real Estate, pse e zgjodhët këtë profil?

    Arsyeja kryesore që zgjodha të merrem me profilin e Real Estate është sepse unë ndjej kënaqësi kur ndihmoj njerëzit të arrijnë ëndrrat e tyre. Real Estate më lejon të mbaj kontakte dhe të angazhohem në komunitetin shqiptar të Kalgarit.

    Edukimi dhe eksperienca e karrierës time profesionale në menaxhim projektesh, menaxhim biznesi, tregti, negocime, bëjnë të mundur që unë të ndihem mirë dhe të jem i suksesshëm në kë fushë. Nëse do kuptoja që do të ishte ndryshe, nuk do e bëja.

    -Punoni më shumë klientë shqiptarë, kanadezë apo të tjerë?

    Klientët i kam kanadezë, shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. E veçanta e kësaj periudhe të tanishme është se shumë shqiptarë vijnë për të punuar dhe për të jetuar nga provinca të tjera të Kanadasë.

    -Çfarë tipologjish shtëpish kërkohen më tepër?

    Kam patur kërkesa nga më të ndryshme për të gjitha llojet e banesave duke përfshirë apartamente, townhouses, detached houses, vila luksoze, farm houses, etj. Po më shumë kërkohen shtëpi me dy kate që kanë edhe bahçe edhe garazh.

    -Këtë shërbim e ofroni vetëm në Kalgari?

    Pjesa dërrmuese e punës time është në Kalgari, por unë ofroj shërbim edhe në zona të tjera rreth Kalgarit, Cochrane, Airdrie, Chestermere, Okotoks.

    -A ka shumë shqiptarë aty dhe me çfarë merren kryesisht?

    Po në Kalgari ka shumë shqiptarë dhe merren me profesione të ndryshme si profesor, doktor, avokat, inxhinier, financë, turizëm dhe hospitalitet, retail, etj. Ka edhe shume shqiptarë që kanë bizneset e tyre si restorante, market, retail shops, ndërtim, roofing, painting, landscaping, sallons and beaty shops, auto services transportim, real estate, etj. Po t’i them anglisht këto pasi me sa kam parë janë futur edhe në shqip.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit