16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Piloti amerikan që pretendon se kontaktoi me UFO-t: Mendova se ishte stërvitje, e futa në shënjestër

    Piloti amerikan i një avioni F-18, i cili pretendon se filmoi një kontakt të me UFO-t në vitin 2015 ka dhënë një dëshmi në mënyrë sekrete në Kongres duke thënë se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një stërvitje.

    Ngjarja ndodhi në vitin 2015 gjatë një patrullimi rutinë në Florida, por ai nuk i kushtoi rendësi duke vijuar me rutinën edhe pse e kishte future në shënjestër duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për nëj stërvitje.

    Por, në vitin 2019 ai “kujtohet” për çfarë kishte ndodhur dhe kishte njoftuar eprorët e tij.

    Ai u tha eprorëve se gjatë fluturimit natën kishte vërejtur një objekt të çuditshëm që i afrohej aeroplanmbajtëses nga ku ishte ngritur avioni.

    “Mendova se bëhej fjalë për një objekt të lëshuar për qëllime stërvitjeje dhe fillimisht e vura atë në shënjestër për të parë veprimet. Ai i afrohej përherë dhe më shumë anijes dhe pastaj u zhduk. Nuk i kushtova rendësi në fillim, por di që ishim shumë pranë njeri-tjetrit”, mësohet të ketë raportuar piloti.

    Pas hetimeve u zbulua se aty nuk kishte fluturuar ndonjë objekt ushtarak apo civil duke bërë që autoritetet të besojnë se bëhej fjalë për një UFO që hetonte mbi aeroplanmbajtësen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit