Gjurmët e fluturimit të një avioni të Lufthansa-s krijuan formën e një penisi, pasi u devijua nga aeroporti Catania në Siçili.
Modeli 24 kilometra i gjatë u vu re nga fansat e aviacionit në FlightRadar24. Avioni u nis nga Frankfurt në Gjermani më 28 korrik dhe thuhet se u përpoq të ulej në Catania dy herë përpara se të devijohej.
U deshën pak më shumë se 16 minuta për të qarkulluar në qiell në bregun lindor të Siçilisë – një manovër që krijoi formën e penisit – përpara se të kthehej në rrugën e origjinale të fluturimit dhe të vazhdonte për në Maltë.

Mediat lokale italiane pohuan se piloti krijoi formën në shenjë proteste ndaj devijimit, por zyrtarët kanë thënë se nuk ishte e qëllimshme. Ata pretendojnë se forma u krijua aksidentalisht.
Nuk është hera e parë që një pilot ka vizatuar një formë penisi në qiell. Të gjithë llojet e avionëve, nga fluturimet komerciale te avionët ushtarakë, janë kapur duke krijuar forma të tilla. Ja për shembull në Maltë në fillim të këtij viti:



