16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pjesë e “listës gyleniste”, Allajbeu manovra me aksionet e televizionit Abc News

    Qeveria shqiptare do të vijojë të godas “listën gyleniste” në Shqipëri duke mbyllur apo konfiskuar të gjitha bizneset që sponsorizohen nga kundërshtari i Erdogan, Fetullah Gylen.

    Pak ditë më parë Ministria e Arsimit mbylli një kopsht dhe kolegjin e vajzave Mehmet Akif.

    Ndërkohë burime për Vox News bëjnë me dije se në radhë tashmë janë universitetet ‘Bedër’ dhe ‘Epoka’, drejtimi i Komitetit Mysliman Shqiptar si dhe bizneset e oligarkut Klodian Allajbeu.

    E për ti shpëtuar kësaj lufte të qeverisë, oligarku Klodian Allajbeu ka nisur manovrat për të lënë bizneset që ka në Shqipëri, pasi emri i tij është në listën e personave gylenistë që është kërkuar nga Erdogan të goditen në Shqipëri.

    Prej disa kohësh ai është transferuar në Londër ku dhe ka nisur aktivitete biznesi.

    Ndërkohë të martën nga televizioni ABC News që është pronë e Allajbeut është shpërndarë informacioni se ky televizion do të shitet te kompania “Devolli Group” nga Kosova.

    Gjatë ditës së sotme, njëri prej vëllezërve Devolli ka vizituar ambientet e ABC në Tiranë dhe bashkë me Kushtrim Gojanin e Klan Kosova kanë takuar drejtorin aktual të ABC, Idaver Sherifin.

    Në fakt më shumë se një shitje aksioneve duket si një manovër e Allajbeut për të mos u goditur nga qeveria.

    Televizioni Abc News ka qenë në përplasje me disa grupime në qeveri, ndërsa ka mbrojtur disa të tjera ku ka përfituar tendera miliona euro Allajbeu.

    Të njëjtën manovër Allajbeu do ta bëjë edhe me spitalet atë Amerikan dhe Hygeia të cilët prej kohësh janë kthyer në hotele me pesë yje për nga pagesa, por nuk ofrojnë asnjë shërbim.

    Ndërkohë, ABC Management, me pronar Klodian Allajbeun vijon të ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazeta Express në Kosovë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit