Gjatë ditës së djeshme qeverisa e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut zhvilluan një mbledhje të përbashkët ku u nënshkruan 27 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve.
Gjatë takimit të dy qeverive në Shkup, ministrja e Kulturës Elva Margariti i ka dorëzuar në mënyrë simbolike 20 ikonat e identifikuara si trashëgimi kulturore të Maqedonisë së Veriut.
Margariti shkruan në Facebook se falë punës ndërinstitucionale të të dy vendeve tona, “Shën Ilia”, realizuar nga Diço Zografi, që dikur i përkiste kishës së Shën Athanasit në fshatin Radoshtë të Strugës, shumë shpejt do të shkojë pranë besimtarëve.
“Në mënyrë simbolike rikthyem në vendin e origjinës një nga 20 ikonat e identifikuara si trashëgimi #kulturore e Maqedonisë së Veriut. Falë punës ndërinstitucionale të të dy vendeve tona, “Shën Ilia”, realizuar nga Diço Zografi, që dikur i përkiste kishës së Shën Athanasit në fshatin Radoshtë të Strugës shumë shpejt do të shkojë pranë besimtarëve”, shkruan Margariti.