10.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plagosi kolegun me gërshërë, precedentët e frikshëm të radiologut të Sanatoriumit: Bën orgji me vajza në dhomat e spitalit, morfinat i pi kur ngel pa lekë

    Në emisionin “Piranjat” janë zbuluar të pathëna dhe “bëma” në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Vetëm 3 ditë më parë, radiologu i këtij spitali, Dashamir Çajka goditi me gërshërë një infermier.

    Ndërkohë që për radiologun në fjalë, një person “anonim” ka zbuluar pikërisht detaje nga jeta e përditshme profesionale e radiologut, për të cilin thotë se konsumon edhe kokainë në ambientet e spitalit.

    Madje ai ka shkuar më tej, duke bërë orgji me vajza/paciente, në këmbim të pagesës. Ndër të tjera, personi zbulon se shpeshherë radiologu Çajka merr morfinat e spitalit dhe disa ilaçe për vetëkonsumin, në situatat kur ai nuk ka lekë për t’i blerë.

    “Ti mendon se ajo nuk ka patur dijeni për gjërat që kanë ndodhur? A nuk e di drejtoresha që para disa muajsh një djalë la punën se u zu me këtë? E rrahu ai e bëri… A nuk e di drejtoresha që ai konsumon kokainë, heroinë dhe bën orgji me vajza me pagesë në spital dhe i fuste nëpër dhoma? Se vetë kolegët e tij e kanë kapur. E dinë të gjithë dhe nuk e di drejtoresha?

    Ai ka që nga 2017-2018 aty. Ai bredh, pi mall. Më shumë s’është se sa është. Vjen në mëngjes bën ndonjë skaner, merr ndonjë lek dhe ikën e pi prapë mall. Nuk rri fare aty. Nuk ka lidhje me spitalin, ky vjedh ilaçet, morfinat se i pi vetë. Kur s’ka lekë i merr dhe ia bën vetes. Ai është i pakomandueshëm, nuk e orienton dot veten e vet. Deri nga fundi i muajit është mirë, pastaj kur ngel pa lekë… kuptohet. Një herë e kemi shqyer derën, e kemi marrë e kemi shtruar në krevat me serume se ishte me overdozë”, tha personi anonim për emisionin “Piranjat”.

    Kujtojmë se 3 ditë më parë, pasditen e 23 shtatorit një sherr me mjet prerës ka ndodhur mes dy punonjësve brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, rreth orës 11:20. Gjatë një konflikti për pacientët, shtetasi Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me gërshërë infermierin, Mikel Osmani, 37 vjeç.

    Nuk dihet vërtetësia e kësaj dëshmie, për shkak të censurimit. Personi i cili ka folur mbetet anonim dhe i mbuluar. Lajmi është

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit