31.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plane me Gridën për kurorëzim? Çfarë thotë Salianji!

    I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma.

    Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg:

    “Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

    Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

    “Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur”, tha ai.

    Pyetjes nëse kanë në plan për kurorëzim, Salianji iu përgjigj:

    “Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik”, tha Salianji.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit